Një i vdekur dhe 16 të plagosur pas dy sulmeve në SHBA

Dy sulme me armë dje në mbrëmje, një gjatë një feste në një fushë basketboli ku ndodheshin fëmijë dhe sulmi tjetër gjatë një feste në lagje, kanë shkaktuar një të vdekur dhe 16 të plagosur, prej të cilëve një foshnje, njoftoi policia.

”Në Detroit, një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën pas një sulmi në një fushë basketbolli ku ndodheshin fëmijë”, deklaroi për të përditshmen ”Detroit Free Press” zëvendësshef i policisë, Steve Dolunt.

”Një prej të pranishmëve në festë mund të ketë qenë shënjestër. Mendoj një person ka qenë shënjestër, të tjerët ishin aty në vendin dhe kohën e gabuar”, deklaroi ai.

”Të paktën tre gra bëjnë pjesë mes personave të prekur nga të shtënat dhe një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike”, theksoi policia duke shtuar se ishte në kërkim të të dyshuarve, sipas gazetës.

Sipas stacioneve televizive, një prej viktimave është një foshnje 18-muajshme, prekur nga një plumb në qafë dhe një fëmijë 10 vjeç.

SHKARKO APP