Një shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

Opozita në Maqedoninë e Veriut bën një kthesë të papritur dhe mbështet një shqiptar për kryeministër. Kreu i VMRO-DPMNE mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

”Me 61 vota të qëndrojmë pas emrit të Afrim Gashit”, tha lideri i opozitës në Maqedoni të Veriut duke saktësuar se ai duhet të jetë kryeministër në vend të Dimitar Kovaçevskit, pasi kështu sipas tij, garantohet që proceset euro-atlantike të mos bllokohen. Kjo erdhi pas takimit mes kryetarit të VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetit që drejton partinë pjesë të qeverisë, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore ku shumicën e komunave e fitoi opozita. Ai u largua edhe nga posti i kryetarit të partisë LSDM, post të cilin e mori Dimitar Kovaçevski, i cili kërkon të bëhet kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Por opozita, me në krye VMRO-DPMNE paralajmëron protesta antiqeveritare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?