Një tjetër rajon i Italisë, kundër sanksioneve antiruse
Këshilli Rajonal i Toskanës ka miratuar më 6 korrik një rezolutë, në të cilën i ka bërë thirrje qeverisë italiane që të kërkojë heqjen e sanksioneve antiruse të BE-së dhe rishikimin e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Rezoluta është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Këshillit, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që aktualisht është parti në pushtet.
Autorët e rezolutës pohojnë se, mëgjithëse dokumenti i miratuar nuk ka fuqi detyruese, përbën “një sinjal serioz politik” për Romën dhe Brukselin.
Pra, Toskana është bërë rajoni i katërt i Italisë që ka dalë kundër sanksioneve të vendosura nga Brukseli ndaj Federatës Ruse pas shpërthimit të krizës ukrainase. Më parë, rezoluta të tilla janë miratuar edhe nga rajonet italiane të Venetos, Ligurias dhe Lombardisë, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të kufizimeve të tregtisë me Rusinë.
KOHA JONË SONDAZH

