Një tjetër shtet mbyll dyqane e restorante në fundjavë
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve, bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare.
Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës. Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu. Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviq.
Më shumë se 1.5 milion banorë të Serbisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze, ruse, të kompanisë amerikane Pfizer, apo atë të kompanisë AstraZenenca.