“Nuk dua koronavirus në vendin tim”, studenti kinez dhunohet keq në Angli

Një 23-vjeçar nga Singapori me kombësi kineze që studion në Londër ka folur për racizmin lidhur me koronavirusin, pasi ka rënë pre e një sulmi fizik.

Jonathan Mok tregoi historinë e tij në një postim në Facebook të hënën, duke dhënë detaje se si ai u sulmua nga një grup njerëzish në Oxford Street, një zonë e zënë me blerje në qendër të kryeqytetit britanik, rreth orës 9.15 pasdite me orën lokale më 24 shkurt.

Ai tregon se nga sulmi ka lënduar syrin e tij të djathtë, çka do t’i duhet t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Studenti tha:

Djali që më goditi mu drejtua: “Unë nuk dua coronavirus tuaj në vendin tim “. Më qëlloi fort dhe fytyra u lye me gjakun e hundës time.
Mok tha se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte pësuar abuzim racist në javët e kaluara dhe nënvizoi vendosmërinë e tij për të nxjerrë në pah një çështje të rëndësishme.

Policia e Londrës konfirmoi në një deklaratë se ata po hetojnë sulmin racor kundër Mok. Sulmi vjen në një kohë të ksenofobisë në rritje kundër me origjinë nga Kina në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

SHKARKO APP