“Nuk jam pijanec”, por kthen 4 gota shampanjë

Shefi i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, i ka hedhur poshtë akuzat se ai është i alkoolizuar, duke shpjeguar se ai ecën në këtë mënyrë pasi ka pësuar një aksident me makinë.

Gjatë një interviste për gazetën franceze “Liberation”, presidenti i Komisionit Europian, piu 4 gota me shampanjë.

Por ish-kryeministri 61-vjeçar i Luksemburgut tha: “Ju mendoni se unë do të isha ende në zyrë në rast se do të pija konjak që në mëngjes?

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmet se ai është një i alkoolizuar dhe kjo i ka shkaktuar probleme edhe në martesë, ai iu përgjigj kështu: “Më trishton me të vërtetë, madje edhe gruaja ka nisur të dyshojë tek unë nëse e gënjej. Por unë nuk pi kur jam në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalët për problemet e Junckerit me alkoolin, i cili është një konsumator i vjetër dhe i rënë i cigares, u përhapën për herë të parë pas një takimi të tij me ministrat e BE-së, ku ai kryente veprime të çuditshme.

“Unë kam një problem me ekuilibrin për shkak të këmbës së majtë pasi kam pësuar një aksident”, shpjegoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?