Nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë, 6-vjeçari rrihet brutalisht nga i ati
Një 6-vjeçar nga Turqia ndodhet në koma pasi raportohet të jetë rrahur brutalisht nga i ati.
Sipas mediave vendase, djali është rrahur nga i ati, i cili ka përdorur fshesën e korentit për ta dhunuar, pasi nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.
Policia ka arrestuar, Mehmet Ali Y., për sulmin që ndodhi në qytetin Iskenderun, Turqia jugore. Ai akuzohet për rrahjen brutale të të birit, Mertcan Y., me pjesën metalike të një fshese me korent.
Sa i përket djalit të vogël, ai u shpëtua nga fqinjët të cilët thirrën ambulancën, pasi e gjetën pa ndjenja duke mos marrë as frymë.
Mertcan ka hyrë në koma si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë dhe në fytyrë ndërsa gjendja e tij përshkruhet si kritike nga mjekët.

KOHA JONË SONDAZH

