Obama dhe Merkel editorial të përbashkët për globalizmin

Globalizmi do të vijojë pavarësisht lëvizjeve kundër tregtisë globale. Kështu kanë deklaruar dy liderët, Barak Obama dhe Angela Merkel në një editorial të përbashkët të botuar në revistën gjermane Java Ekonomike. I kthyer në qytetin që zgjodhi ti prezantohet botës në 2008, Obama ka përballë një ambient politik krejtësisht të ndryshëm jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Muret për të cilat foli në 2008, tashmë janë në këmbë.

President Barack Obama ndodhet në Berlin, në qytetin që ai zgjodhi për tiu prezantuar botës në vitin 2008, por tashmë ai përballet me pyetje të vazhdueshme për të ardhmen e një rendi liberal global. Në një editorial të përbashkët të botuar në revistën gjermane Java Ekonomike, të dy udhëheqësit kanë argumentuar se globalizimi nuk largohet, pavarësisht lëvizjeve monumetale anti tregtisë globale.

“Sot ne e gjejmë veten në një udhëkryq – e ardhmja është mbi ne, dhe ne kurrë nuk do të kthehemi në ekonominë e para-globalizimit,” shkruajnë udhëheqësit. “Gjermanët dhe amerikanët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të formësuar globalizimin e  bazuar në vlerat tona dhe idetë tona. Ua kemi borxh industrive dhe popujve tanë, në të vërtetë për komunitetin global, për të thelluar bashkëpunimin tonë, shkruan Merkel dhe Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama e gjen veten në Gjermani në një ambient shumë të ndryshëm politik sesa kur ai për herë të parë foli si kandidat në vitin 2008. Gjatë atij fjalimi, Obama vlerësoi shoqëritë e hapura dhe të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Muret mes racave dhe fiseve, vendasve dhe emigrantëve, të krishterë mysliman e hebre nuk mund të qëndrojë,” tha Obama në atë kohë, mure të cilët tashmë qëndojnë të lartë përballë shoqërive, mure të cilët duhen shembur, mure që janë kthyer në sfida. Pasuesi i tij Donald Trump ka premtuar ngritjen e murit me Meksikën, teksa në Europë shumë vende të ish lindjes po mbrohen me mure nga emigrantët. Në udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit si president, Obama po punon për të lehtësuar shqetësimet rreth ndryshimit kërcënues në Uashington.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?