Obama: Humbja, Hillari nuk punoi sa ç’duhet në fushatë

Presidenti amerikan, Barack Obama sugjeroi se një ndër arsyet që Hillary Clinton humbi ishte se nuk ka punuar aq shumë me fushatën e saj.

Sipas “Independent”, Obama thotë se ai ka punuar më shumë për të fituar gjatë fushatave të vitit 2008 dhe 2012.

Presidenti i SHBA-ve tha gjithashtu se kandidatja demokrate, që u mund në garën për Shtëpinë e Bardhë nga republikani Donald Trump në rezultatin shokues të zgjedhjeve, dështoi “në paraqitjen e saj në çdo vend, duke humbur kështu votën e zonave jo-urbane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fushatës së vet elektorale, Obama thotë se paraqitjete e tij në periferi, ishin thelbësore për fitimin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mënyra se si ne organizohemi politikisht mendoj se është diçka për të cilën ne duhet të shpenzojmë më shumë kohë duke u menduar. Unë besoj se ne kemi ide të mirë, por gjithashtu besoj se idetë e mira nuk kanë kuptim nëse njerëzit nuk i dëgjojnë ato,” tha Obama për reporterët ditën e djeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?