OBSH: 1000 trupa të paidentifikuar nën rrënojat e Gazës

Agjencia shëndetësore e OKB-së citon raporte për 1000 trupa të paidentifikuar nën rrënojat e Gazës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka marrë vlerësime se trupat e të paktën 1,000 personave të paidentifikuar, të cilët ende nuk janë përfshirë në numrin e vdekjeve, janë ende të varrosur nën rrënojat në Gaza.

Burimet në AlJazeera theksojnë se, përfaqësuesi i agjencisë shëndetësore të OKB-së Richard Peeperkorn për territorin e pushtuar palestinez, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me numrin e të vdekurve në Gaza tha se  ka ende 1,000 njerëz nën rrënoja, të cilët nuk janë identifikuar ende, por nuk dha  më shumë detaje.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në tre javët e fundit.

SHKARKO APP