Ofensiva ruse me raketa në Siri
Rusia nisi ofensivën e saj të shumëpritur në Siri vetëm disa orë pasi Vladimir Putin diskutoi konfliktin në telefon me Donald Trump.
Sergei Shoigu, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër ISIS-in dhe xhihadistët sirianë, depot e tyre të municioneve dhe kampet e trajnimit, në krahinat Idlib dhe Homs.
Akktivistët e opozitës thanë se qyteti i rrethuar verior i Alepos ka qenë gjithashtu objekt i intensifikuar i bombardimeve edhe pse Kremlini mohoi se kishte goditur zonën.
Kampi i Trump nuk tha nëse të dy liderët kishin diskutuar për Sirinë në telefonatën e bërë të hënën në mbrëmje, por Kremlini tha se ata kishin rënë dakord mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin dhe diskutuan mundësi zgjidhjeje të konfliktit 5-vjeçar.
EPA/RUSSIAN DEFENSE MINISTRY
EPA/RUSSIAN DEFENSE MINISTRY
EPA/RUSSIAN DEFENSE MINISTRY
EPA/RUSSIAN DEFENSE MINISTRY
KOHA JONË SONDAZH

