OKB: Emigrantët nuk janë barrë

Kombet e Bashkuara janë mbledhur në një samit në Nju Jork për të diskutuar krizën e klandestinëve, e konsderuar më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Samiti do të trajtojë zhvendosjen e 65 milionë njerëzve si pasojë e konflikteve. Por kritikët thonë se çdo rezultat do të jetë një veprim politik dhe jo një deklaratë ligjërisht detyruese.

Refugjatët dhe emigrantët nuk mund të shihen si barrë. Ata afrojnë një potencial të madh dhe ne duhet të vendosim në qendër të përkushtimit tonë të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve, tha ban ki mun, sekretar i oërgjigjësh i kombeve të bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliona po largohen nga konfliktet e armatosura, pasojat tragjike të tyre, të tjerë po largohen nga dhuna, persekutimi sistematik dhe shkelja periodike e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë janë ende në kërkim të mundësive për një jetë më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre, tha presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të kombeve të bashkuara Peter Thomson gjatë takimit të nivelit të lartë.

Ndërkaq, në prag të samitit aktivistët në londër kanë venosur qindra mijëra jelëkë shpëtimi ne sheshin para parlamentit dhe big benit të kryequtetit britanik.

Sipas informacioneve rreth 2500 jelëkët e vedosur në sheh ishin veshur nga emigrantët që kanë rrezikuar jetën në rrugën detare mes turqisë dhe greqisë, sigurisht në kërkim të jetë pa luftë, pa varfëri dhe pa vdekje.

Kriza e refugjatëve, shkaktuar nga lufta 5-vjecare siriane, ka shenuar numra rekord të emigrantëve në vendet europiane, më i larti që prej luftës së dytë botërore.

Rreth një në katër aziklkërkues vjen ga Siria, i ndjekur nga Afgansitani me 16 përqind të tyre. Tre të katërtat e totalit të tyre iu drejtohen vendeve europiane, prej të cilave më e e preferuara Gjermania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?