OKB kritika Kinës: Mos shkelni Liritë dhe të Drejtat themelore të Njeriut
Dyzet e tre vende në një deklaratë të përbashkët, prezantuar në OKB i bënë thirrje Kinës për të garantuar respektimin e plotë të sundimit të ligjit në provincën Xinjiang.
Ambasadori francez i bën thirrje Kinës që të lejojë vëzhguesit e pavarur në Xinjiang të lejojë aksesin e drejtpërdrejtë.
“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të lejojë aksesin e drejtpërdrejtë për vëzhguesit të pavarur në Xinjiang, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë ambasadori francez Nicolas de Riviere gjatë një takimi online.
Deklarata e përbashkët e 43 vendeve duke përfshirë SHBA-të, vendet europiane dhe Azinë i referohet torturës , trajtimit çnjerëzor , poshtërues , dhunës seksuale, largimit të detyruar të fëmijëve.
Ndërkohë ambasadori kinez në OKB, Zhang Yun ndërhyri për të hedhur poshtë akuzat, të cilat i cilësoi të pabaza.
“Xinjiang po rritet dhe njerëzit po çlirohen çdo ditë dhe janë krenarë për përparimin që është bërë”, ka thënë ai.
Ai akuzoi Shetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë se kanë një “histori të tmerrshme të të drejtave të njeriut”.