OKB rezolutë kundër banesave të Izraelit, SHBA nuk vendos veton
Me 14 vota pro dhe një abstenim, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi mbrëmjen e të premtes një rezolutë përmes së cilës i bën thirrje Izraelit të ndalë ngritjen e blloqeve të banimit në tokën e pushtuar palestineze.
Rezoluta kaloi falë abstenimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që si kurrë më parë nuk përdori veton e një anëtari të përhershëm në mbrojtje të një prej aleatëve më të mëdhenj në Lindjen e Mesme e më gjerë.
Izraeli reagoi ashpër pas përpjekjes së rinovuar për të çuar në votim rezolutën, që ndëshkon ndërtimin e blloqeve të banimit në tokën e pushtuar të Bregut Perëndimor, pikërisht përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një zyrtar i lartë izraelit akuzoi Shtetet e Bashkuara për atë që quajti si “lëvizje të turpshme”, pasi mësoi se Shtëpia e Bardhë nuk do të vendoste veton ndaj projektrezolutës.
Rezoluta e hartuar nga egjiptianët ishte tërhequr më herët, pasi Izraeli i kërkoi Donald Trumpit të ndërhynte. Megjithatë, 4 shtete të tjera ndërhynë më vonë duke bërë të mundur votimin për rezolutën.
Çështja e banesave hebreje është një prej më të diskutueshmet mes Izraelit dhe palestinezëve, të cilët e shihnin atë si një pengesë për arritjen e paqes.
Rreth 500 mijë hebrenj jetojnë në rreth 140 blloqe banimi të ndërtuar që prej pushtimit nga Izraeli të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindore në vitin 1967.
Banesat janë konsideruar si të jashtëligjshme bazuar mbi ligjet ndërkombëtare, edhe pse Izraeli e hedh poshtë këtë gjë.
KOHA JONË SONDAZH

