FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacioni anti-drogë, arrestohen pesë shqiptarë në Pavia

Një operacion anti-drogë në Pavia të Italisë është mbyllur me arrestimin e pesë shitësve shqiptarëve. Gjatë kontrolleve të kryera nga karabinierët në lojërat e fatit, një fenomen shqetësues në rritje, me lulëzimin e shumë lokaleve, u re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave.

Duke hetuar mbi sjelljen e grupit, hetuesit zbuluar se disa prej tyre, të gjithë shqiptarë, i ishin përkushtuar shitjes së kokainës. Sot në orët e para të mëngjesit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë, me çmim 50 euro. Hetimet kanë nisur më 25 janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kile marijuanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?