Opozita maqedonase: Sot lëshojmë “bombat” për Ahmetin dhe BDI-në

Në mes të krizës institucionale në Maqedoni, ku palët nuk po bien dakord as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve mbi qeverinë që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se sot do të publikohen disa përgjime që demaskojnë edhe aleatët shqiptarë të kryeministrit Gruevski, përkatësisht Ali Ahmetin dhe Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas mediave në Maqedoni, përgjimet nuk kanë të bëjnë me rastin “Monstra” i cili me sa duket po shtyhet pafundësisht nga Zaev, por do të ketë zbulime mbi bizneset dhe bashkëqeverisjen e dy partive të koalicionit qeverisës.

Edhe pse në takimin mes palëve politike në 2 qershor u ra dakord që nuk do të ketë më publikime përgjimesh, duket se Zaev nuk ka ndërmend të ndalet.

SHKARKO APP