Orban takohet me Merkel: Emigrantët çoji në Greqi

“Hungaria nuk është shtet i vijës së parë për emigrantët. Greqia është e tillë”.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është i prerë kur është fjala për politikat e BE-së mbi emigracionin.

Në një konferencë shtypi në Berlin me kancelaren Angela Merkel, Orban i rekomandoi kësaj të fundit t’i dërgojë emigrantët në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është detyra jonë të regjistrojmë emigrantë që vijnë nga Greqia të paregjistruar. Ne mendojmë se Gjermania dohet t’i kthejë mbrapsht në Greqi dhe jo në Hungari”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Orban shtoi se me Merkel kanë qëndrimet të ndryshme në lidhje me disa aspekte të emigracionit, por bien dakord me Frontex dhe zhvillimin e Afrikës si masë parandaluese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?