Orgji, shantazh dhe anti-semitizëm, brenda kultit të Adnan Oktar, i përqafuar nga figurat izraelite

Fulja është një grua turke 36 vjeç. E gjatë, e hollë, me flokë të bardhë të peroksidit, sy lajthi, vetullat me laps dhe buzët e plota. Kur ajo hyn në një restorant të zbukuruar në brigjet evropiane të Bosforit në lagjen modë të Bebekit të Stambollit, pothuajse të gjithë sytë kthehen për ta parë.

Fulja (jo emri i saj i vërtetë), e cila është vajza e drejtorit ekzekutiv të një kompanie të madhe turke, duket se lë një gjurmë magjike pas, puna e saj nuk është veçanërisht e shkëlqyeshme – ajo punon për një OJQ në Stamboll.

Para kësaj, Fulja ishte një komentatore mbi Turqinë dhe Lindjen e Mesme, duke u shfaqur si në shtyp dhe në ekran. Ajo zhvilloi këto punë derisa ishte, për më shumë se një dekadë, anëtare e një kulti seksual fetar të udhëhequr nga një person i quajtur Adnan Oktar. Sipas Fuljas, për katër vitet e fundit ajo e ndoqi karrierën e saj si gazetare, edhe pse ajo ishte robinë e kultit ideosinkretik, pas një përpjekje të dështuar më herët për të shpëtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kishte lënë një takim me një mjek në një spital në përpjekje për të ikur, por njerëzit e Oktar e kapën atë teksa përpiqej të hynte në spital dhe e detyruan të futej në makinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj, ajo lidhet dhe burgoset në një dhomë në një nga komplekset e Stambollit në pronësi të kultit, duke menaxhuar karrierën e saj kryesisht përmes kompjuterit dhe nën vëzhgimin e ngushtë dhe duke lënë dhomën vetëm për të marrë pjesë në aktivitetet e kultit.

Fulja thotë se e dinte se kurrë nuk do të ikte nëse do të mbetej në kompleksin qendror të rrethuar nga muret e mbyllura. Prandaj, grindej vazhdimisht me Oktarin, derisa, më pak se një vit më parë, ai urdhëroi që të zhvendoset në një kompleks tjetër që zotëron. Atje mori një mesazh nga babai dhe organizoi arratisjen, duke ia dalë.

Sipas asaj që tregon Fulja dhe partneri i saj, Sedat (pseudonim), i cili gjithashtu u arratis nga kulti dy vjet më parë, Oktar është një kombinim i predikimit evangjelist, që shihet në televizionet amerikane dhe një kulti që ka si objektiv seksin me qëllim ardhjen e fëmijëve në jetë. Mbulesa për të gjithë këtë është një interpretim individual i Islamit.

Oktar, 62 vjeç, i cili filloi të predikonte versionin e tij të besimit mysliman në Stamboll në vitet 1980, ka mbledhur që prej asaj kohe 300 “miq të mirë”, siç i quan ata, të cilët ndjekin rrugën e tij, pavarësisht akuzave të shumta për shfrytëzime seksuale dhe ekonomike.

Që nga viti 2011, kur stacioni i tij televiziv, A9, filloi transmetimin globalisht (me titra në anglisht), parimet e tij fetare po i kushtojnë më shumë vëmendje Turqisë dhe botës. Oktari fokusohet në aktivitetin e përshtatur për dialog ndërfetar, i cili e ka vënë në kontakt me politikanë dhe rabinë në Izrael, por në vitet e fundit, ai është diskutuar gjerësisht për shkak të interpretimit të tij të “mbulesës” që gratë duhet të veshin sipas Islamit. Ai thotë se gratë mund të veshin bikini. E vetmja kërkesë është që të mbulojë thithat dhe zonën e gjoksit.

“Gratë janë manifestime mahnitëse të Zotit“, shpjegon Oktar. “Ato janë qeniet më të bukura në botë. Ato janë vepra të pabesueshme të artit, të krijuara nga Perëndia. Ata janë qenie të lavdishme që duhen respektuar, admiruar, dashuruar, dhe mbrojtur gjithë jetën e tyre si bekim”.

Pjesa më e njohur e kultit të tij janë “kotelet”, siç i quan ato – një grup femrash të reja, të cilat shfaqen në programet e tij televizive.

Megjithatë, kjo ka shkaktuar padi të shumta kundër tij, duke përfshirë edhe dëshmitë e anëtarëve të kultit, të cilat thonë se gratë e reja merrnin pjesë në orgjira të filmuara dhe më pas përdoreshin regjistrimet për t’i shantazhuar.

Zakonisht, vajzat joshen me makina luksoze nga anëtarët e grupit që paraqiten si biznesmenë, duke nisur kështu një lidhje dashurie me to.

Pas lidhjes, i riu i tregon gruas se ai është një person modern dhe i hapur, i cili dëshiron të bëjë “gjëra të tjera”, veçanërisht seksin në grup në mënyrë që “ta bëjë vajzën” të mësohet”.

Ndërkohë , Fulja thotë se “dikush i regjistron ata. Dhe kjo vajzë e di se ajo po regjistrohet”. Në këtë mënyrë, thotë ajo, gratë i nënshtrohen përvojave seksuale me dhjetëra burra të ndryshëm.

Sipas Oktarit dhe ndihmësve, ai ka rreth 300 “miq të mirë” të cilët janë të përfshirë në veprimtarinë e tij fetare.

Fulja dhe Sedat pohojnë se numri i anëtarëve të kultit është afër 200, prej të cilëve 40 deri 50 janë gra. Një raport hulumtues i vitit 2009 për kultin, i botuar në faqen e internetit të Humanistëve të Ri, thuhet se “kotelet” e Oktarit janë të ndara në “motra”, të cilët thuhet se kanë marrëdhënie seksuale vetëm me Oktarin dhe “konkubinat”, të cilët ndahen me anëtarë të kultit dhe me mysafirë.

Në vitin 1999, autoritetet shtetërore nisën një hetim në shkallë të gjerë të Oktarit dhe pasuesve të tij. Qindra oficerë policie bastisën 38 pronat në pronësi të organizatës, dhe arrestuan atë dhe anëtarët e kultit. Një aktakuzë përmendeshin detajet e shantazhit seksual për të rekrutuar të rinjtë.

Oktar kaloi nëntë muaj në burg në pritje të gjykimit dhe më pas u lirua pasi dëshmitarët tërhoqën akuzat.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2011, kulti nisi një etapë të re zhvillimi, duke nxitur Islamin tolerant dhe nevojën për dialog ndërfetar.

Qasja e re, së bashku me ngritjen në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, që shfuqizoi kufizimet ligjore, bëri të mundur një liri më të madhe veprimi për kulmin në shekullin e ri.

Nga ana e saj, Solberg pohon se kulti lulëzoi ekonomikisht në një shkallë të paparë, falë lidhjeve me partinë e Erdoganit, që u dha kompanive në pronësi të anëtarëve të kultit qasje në shumë kontrata publike. Megjithatë, në vitin 2008 prokuroria rihapi çështjen kundër Oktarit dhe pasi u shpall fajtor për krijimin e një organizate të paligjshme për përfitime personale, ai u dënua me tre vjet burgim. Ai e apeloi vendimin, dhe në vitin 2010 të gjitha akuzat u hodhën poshtë.

Midis të ftuarve të shumtë pas hapjes së stacionit tv të tij në vitin 2011, ishin edhe rabinë izraelitë. Megjithatë, Rabin Lau, deklaroi se ishte i tmerruar kur ka dëgjuar për të kaluarën antisemite të Oktarit. Ai theksoi se të gjitha për të cilat biseduan ishte ndjekja e paqes nga populli hebre.

Shpjegimi i ideve që qëndrojnë pas thirrjes për dialog ndërfetar, Oktar thotë, “I dua shumë hebrejtë. I dua shumë, sepse ata kanë qenë besnikë ndaj profetëve, Moisiut, Abrahamit, Israel. Ata janë të devotshëm, e duan shumë Zotin. Unë i konsideroj ata myslimanë, sepse ata nuk thonë se Profeti Muhammed gënjeu”.

Megjithatë, gatishmëria e të paktën disa politikanëve dhe klerikëve izraelitë për t’u shfaqur në programin e tij televiziv dhe në ngjarje të tjera rrjedh edhe nga një element tjetër i pikëpamjes së tij fetare: qëndrimi lidhur me Xhaminë Al-Aqsa.

“Të krishterët, hebrenjtë, myslimanët – të gjithë mund të adhurojnë aty”, tha ai, në një mesazh për lëvizjen e Izraelit drejt tempullit Mount Faithful, nga një person që pretendon të flasë në emër të Islamit.

Tani, Oktar është arrestuar sërish bashkë me qindra anëtarët e kultit për dhjetëra akuza.

/Me shkurtime nga gazeta e njohur izraelite Haaretz/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?