Orteku vret 7 persona në Himalaje, 30 të tjerë raportohen të zhdukur

Shtatë persona u vranë dhe 30 të tjerë janë zhdukur nga një ortek në Himalaje në Indinë verilindore. Rreth 30 persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë transferuar në spitalet më të afërta, por ekipet e shpëtimit bëjnë të ditur se numri mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Organizata Indiane e Rrugëve Kufitare raporton se turistët janë prekur nga orteku pranë kalimit Nathu La, i cili ndodhet përgjatë kufirit me Kinën dhe është një destinacion kryesor turistik. Të paktën 150 persona ndodheshin në zonë kur ra bora.

Autoritetet po punojnë për gjetjen e personave që janë zhdukur. Rajoni i Himalajeve, i prekur rëndë nga ngrohja globale, është i prirur për ortekë. Vitin e kaluar 27 alpinistë praktikantë u vranë në një ortek në rajonin verior të Uttarakhand.

SHKARKO APP