Pa maskë, 74 mijë gjoba në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut nga muaji maj ka filluar gjobitja e qytetarëve që nuk mbajnë maska në vende publike. Deri më tani, ka mbi 74 mijë qytetarë që janë gjobitur me nga 20 euro.

Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski, thotë se policia është në rrugë dhe kontrollon nëse respektohet detyrimi për mbajtjen e maskës, por autorizimi i tyre ndalet aty, gjithçka tjetër varet nga përgjegjshmëria e qytetarëve.

“Deri tani kemi firmosu mbi 74 mijë gjoba për mosmbajtjen e maskës. Kryesisht në territorin e Shkupit, Ohër dhe Tetovë. Vazhdimisht u bëjmë thirrje qytetarëve, jo vetëm me masa ndëshkuese, por edhe me këshilla që t’i mbajnë maskat, pasi kështu së bashku do e ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje. Për fat të keq ende kemi shumë njerëz që nuk i respektojnë masat dhe kjo reflektohet në numrin e gjobave që janë nga 800 deri 900 në ditë gjatë dy javëve të fundit”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?