Paketë kolosale nga BE, jep 18 miliardë euro për Ukrainën

Bashkimi Europian mbajti për herë të parë një samit në një vend lufte, si edhe dha një paketa kolosale, plot 18 miliardë euro. Sirenat e alarmit, që kumbuan dy herë, u kujdesën që t’ia rikujtonin këtë. Liderët e BE-së u mblodhën në Kiev për të diskutuar me zyrtarët atje lidhur me procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Pas dhënies së statusit të vendit kandidat, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që negociatat e pranimit të nisin brenda këtij viti.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Europian. Ukrainasit dhe ju keni bërë një zgjedhje të qartë për liri, demokraci dhe sundim të ligjit”, tha Charles Michel, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?