Pakt i ri Francë-Gjermani që hap rrugën për reforma në BE

Një pakt i ri Francë-Gjermani, gjesti më i fundit i miqësisë së ngushtë mes dy vendeve, synon të thellojë bashkëpunimin mes tyre, por edhe të shtrojë rrugën për reforma në Bashkimin Europian. Ndërsa shënuan në qytetin gjerman të Ahenit 56-vjetorin e Traktatit të Elizesë, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel përgatitën të firmosin traktatin e ri të miqësisë që duhet t’i çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel tjetër dhe të përmirësojë jetët e qytetarëve në të dy vendet.

Kjo ide në fakt nuk është një risi. Parisi ka këmbëngulur rregullisht për rinovimin e paktit që kur ai u nënshkrua dekada më parë, duke e kërkuar këtë pavarësisht faktit që në rrjedhën e viteve janë shtuar një sërë amendamentesh. Traktati fillestar daton në vitet ‘60, vetëm 18 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.

22 janarin e vitit 1963, dokumenti historik mori me firmat e Presidentit francez Charles de Gaulle dhe kancelarit gjerman Konrad Adenauer, duke vulosur kështu pajtimin e dy armiqve të mëdhenj. Thelbi i tij nuk do të ndryshojë as tani, por do të ketë shtesa e përmirësime që synojnë përçimin e një mesazhi politik, avancimin e bashkëpunimit franko-gjerman dhe përgatitjen e terrenit për reformimin e BE-së. Ky partneritet i intensifikuar shihet si sfidë ndaj rritjes së populizmit dhe nacionalizmit në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?