Pamje apokaliptike, uji shfaqet papritur dhe përpin autostradën, makinat zhduken si milingona

Në një video të publikuar në rrjete sociale, është publikuar momenti kur një autostradë në Kinë përfshihet nga përmbytjet duke mos “kursyer” asgjë që i dilte përpara, përfshirë këtu edhe makinat.

Shënon ora 15:53 sipas orës lokale, kur deti fryhet mbi bordurat mbajtëse dhe vërshon vrullshëm në autostradën e qytetit Hangzhou. Sipas raportimeve shtatë automjete u dëmtuan së tepërmi për shkak të motit të keq, ndërsa fatmirësisht asnjë viktimë nuk u raportua.

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët që të anashkalojnë lëvizjet në qytetet e prekura nga kushtet e vështira atmosferike, pasi parashikohen përmbytje të tjera në orët në vijim.

P

SHKARKO APP