Pamje të tmerrshme: I pushtuar nga xhelozia vret ish-bashkëshorten në një klinikë dentare
Një burrë i pushtuar nga xhelozia ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten brenda një klinike dentare në Bangkok, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment të tmerrshëm.
Nëna e një fëmije, Khuntai Chatthai, 28-vjeçe, është identifikuar nga mediat si viktima e ekzekutimit brutal në kryeqytetin e Tajlandës.
Personat e tjerë që ishin brenda klinikës filluan të bërtasin, derisa vrasësi u largua nga vendngjarja sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, shkruan Daily Mail.
Policia dhe ndihma e shpejtë u shfaqën në vendi e ngjarjes pas pak minutave, ku edhe konstatuan se Chatthai ka mbetur e vdekur në vend.
Megjithatë nga të shtënat është plagosur dhe një person i cili u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Komandanti i policisë Samroeng Sunathong, ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së tepruar nga burri.