Panik në Universitetin e Virxhinias, të shtënat me armë lënë 5 të plagosur

Universiteti Shtetëror i Virxhinias u përfshi sot nga alarmi pas raportimit të të shtënave me armë zjarri, ku mbetën të plagosur pesë persona, sipas policisë universitare.

Mediat e huaja raportojnë se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Pas incidentit, kampusi u vendos në bllokim si masë sigurie, ndërsa më vonë masat kufizuese u hoqën. Për disa orë, autoritetet u kërkuan studentëve, stafit dhe qytetarëve të shmangnin zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Universiteti bëri fillimisht me dije se incidenti kishte përfshirë “persona të shumtë” dhe se ngjarja ishte raportuar pranë ambienteve të Quad Annexes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë edhe identiteti i personave të përfshirë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?