Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara. Ai i ka bërë këto deklarata para një Samiti për Klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje.

Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund të përdorimit të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin.

Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’u falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundi janë shtuar thirrjet që liderët pjesëmarrës ta përdorin këtë samit për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Samtit për Klimën, Sultan Al-Jaber, ka thënë se heqja dorë nga kjo lëndë është e “pashmangshme”, ndonëse kompania e naftës që zotëron vendi i tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se do të rrisë dukshëm prodhimin. /REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?