Papa: Fikni telefonat dhe komunikoni

Në kishën Santa Marta në Vatikan ka ftuar të gjithë të komunikojmë më shumë me njëri-tjetrin për të luftuar kulturën e indiferencës që na rrethon.

“Ne jemi mësuar me kulturën e indiferencës e duhet të punojmë e të kërkojmë kulturën e takimit, të një takimi të frytshëm, të një takimi, që i kthen çdo njeriu dinjitetin e vet si bir i Hyjit, dinjitetin e të gjallëve. Jemi mësuar me indiferencën kur shohim fatkeqësitë e kësaj bote, ose gjërat e vogla: ‘Mëkat, të shkretët njerëz, sa vuajnë’ e pastaj, kalojmë përtej. Por nëse nuk shoh – e nuk mjafton të shohësh, duhet të vështrosh mirë – nëse nuk ndalem, nuk prek me dorë, nuk flas, nuk takohem vërtet e nuk mund të ndihmoj në krijimin e kulturës së takimit”, është shprehur Ati i Shenjtë.

“Në tryezë, në familje, sa herë hamë, jemi duke parë televizor apo duke shkruar mesazhe në celular. Çdo njeri në atë tryezë është indiferent ndaj atij takimi. Kështu, edhe në bërthamën e shoqërisë, që është familja, nuk ka takim. Na ndihmoftë Zoti të punojmë për kulturën e takimit, thjesht, ashtu siç bëri Jezusi. Jo vetëm të shohim: të vështrojmë mirë. Jo vetëm të dëgjojmë: t’i hapim mirë veshët. Jo vetëm t’i hasim njerëzit në rrugë: të ndalemi. Jo vetëm të themi ‘sa keq, të shkretët’, por të lëvizim me dhembshuri. E pastaj të afrohemi, të prekim me dorë e të themi në gjuhën, që secili e përdor në ato çaste, në gjuhën e zemrës: ‘Mos qaj’ e të japim të paktën një pikëz jete”, ka përfunduar homelinë e tij Papa Françesku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?