Papa Françesku kritikon peshkopët në SHBA

Papa Françesku iu bëri thirrje peshkopëve në Shtetet e Bashkuara, të tregojnë unitet ndërsa përpiqen të trajtojnë një krizë nga akuzat për abuzime seksuale. Papa tha se grindjet e brendshme duhet të përfundojnë pasi skandali ka dëmtuar kredibilitetin e Kishës amerikane.

Në një letër të gjatë dhe shumë të pazakontë dërguar peshkopëve në SHBA, Papa Françesku tha se trajtimi i këtij skandali tregon nevojën urgjente për një qasje të re për menaxhimin dhe mendësinë brenda Kishës.

“Njerëzit besnikë të Perëndisë dhe misioni i Kishës, vazhdojnë të vuajnë shumë si pasojë e abuzimeve të pushtetit, ndërgjegjes dhe abuzimit seksual, si dhe mënyra e varfër sesi u trajtuan këto çështje”, shkroi Papa, transmeton Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?