Papa Françesku: Ligji i ri për klerikët që akuzohen për pedofili

Papa Françesku ka krijuar procedurat ligjore për të hequr peshkopë të cilët janë të përshirë në raste të abuzimit seksual, duke thënë se ata mund të përjashtohen nga detyra nëse Vatikani zbulon se ata paraqesin neglizhencë, gjatë punës së tyre. Sipas angjencisë së lajmeve, “Associated Press”, në një shkrim të sajën ka raportuar se një ligj i ri i publikuar këtë të shtunë, erdhi si një kërkesë e gjatë nga një viktimë e abuzimit dhe nga avokatët e saj. Ata kanë luftuar që peshkopët të mbajnë përgjegjësitë, sidomos kur ata që janë të akuzuar për pedofili. Rastet e abuzimeve të fëmijëve janë prej kohësh të paevitentueshme.

Sipas shkrimit, në ligj, Papa Françesku pranon se kodi kanonik i Kishës tashmë lejon që një peshkopit ti hiqet posti për “arsye të rënda”.  “Peshkopët, duhet të ndërmarrin një kujdes të veçantë në mbrojtjen e atyre që janë të dobët në mesin e kopesë së tyre”,- ka shkruar Papa Françesku në ligj, i quajtur një proprio motu.

“Statuti ndryshoi propozimin origjinal të aprovuar nga Françesku vitin e kaluar, për të krijuar një gjykatë brenda Kongregatës për Doktrinën e Besimit për të dëgjuar rastet e neglizhencës. Papa Françesku kishte rekomanduar që kongregacioni të ndjek penalisht peshkopët nga pakujdesia, sepse ajo tashmë është përgjegjëse për mbikëqyrjen e rasteve aktuale të abuzimit seksual ndaj klerikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Associated Press”, ka shkuar se: “Në mes të një morie të çështjeve ligjore dhe burokratike që vijnë nga ai propozim fillestar, Papa Françesku ka vendosur për të përmirësuar procedurën dhe detyrë e zyrave të Vatikanit që janë tashmë në krye të trajtimit të çështjeve të Peshkopëve, për të hetuar dhe dënuar rastet e neglizhencës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ligjin, Papa Françesku ka thënë se peshkopëve mund të hiqet posti nëse veprimet ose mosveprimet e tij e shkaktojë “për plagosje të rëndë”, ose fizike, morale, shpirtërore apo financiare, të individëve apo komuniteteve. Peshkopët vetë nuk ka nevojë të jetë moralisht fajtor: Kur rastet e bëjnë abuzimin, është e mjaftueshme që neglizhenca është “serioze”,- thotë ligji.

Më tej shkrimi vijon duke cituar se: “Procedurat për Vatikanin, janë për të filluar një hetim, kur ka “prova serioze”. Peshkopi do të informohen dhe do të lejohen për të mbrojtur veten. Në përfundim të hetimit, Vatikani mund të përgatisë një dekret për heqjen e peshkopit ose të kërkonit që të japë dorëheqjen brenda 15 ditëve. Nëse ai nuk e bën, Vatikani mund të lëshojë një dekret për dorëheqjen. Çdo vendim për të hequr peshkopin duhet së pari të miratohet nga Papa, i cili do të asistohet nga një grup i këshilltarëve ligjorë”,-duke ju referuar ligjit.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?