Papa: Krishtlindjet “peng” i materializmit, njerëzit të shqetësuar më shumë për dhurata
Papa Françesku ka thënë se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes është duke u mbytur nga materializmi. Në një siguri të lartë në Vatikan, kreu i Kishës Katolike gjithashtu denoncoi edhe vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve.
Sicc thekson dhe “BCC”, gjatë fjalimit, Papa përmendi ata që po përballen me urinë, rrezikun në rrugët e migrimit dhe bombardimet në qytetet siriane si Aleppo. Ata që marrin pjesë në shërbimin e së shtunës brenda bazilikës së Shën Pjetrit është dashur të kalojnë nëpër detektorë metali.
Mesha për lindjen e Jezusit është ngjarja e parë e madhe e sezonit të Krishtlindjeve e cila do të përfshijë bekimin e Papës në drekën e Krishtlindjeve.
Gjatë shërbimit, ai tha se e Krishtlindjet janë “marrë peng” nga materializmi. Papa u shpreh edhe se njerëzit jetojnë në një kohë “kur dritat e tregtisë hedhin dritën e Perëndisë në hije, kur ne jemi të shqetësuar për dhurata, por të ftohtë ndaj atyre që janë të margjinalizuar”.
Gjatë vitit të kaluar, Papa ka kërkuar mëshirë ndaj refugjatëve, duke u bërë thirrje të krishterëve të kujtojmë se vetë Jezusi ishte një migrant.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

