Papa Leoni XIV: Krishti i shndërron plagët e historisë dhe ndriçon zemrën e njeriut

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të së Dielës së dytë të Kreshmëve, Papa Leoni XIV

Mbi të gjithë trupat “e fshikulluar nga dhuna”, “të kryqëzuar nga dhimbja”, “të braktisur në mjerim”, përmes Shndërrimit Krishti rrezaton parapërgatitjen e dritës së Pashkëve, “ngjarje vdekjeje e ringjalljeje, errësire dhe drite të re”. Kështu e komentoi Leoni XIV, para lutjes së Engjëllit të Zot, sot, 1 mars, Ungjillin e dielës së dytë e Kreshmëve, në të cilin Mateu ungjilltar (17,1-9) rrëfen episodin e Jezusit që u tregon lavdinë e tij hyjnore në Malin Tabor dishepujve të tij Pjetri, Jakobi dhe Gjoni.
Ndërsa e keqja e redukton mishin tonë në mall shkëmbimi ose në masë anonime, i njëjti mish shkëlqen me lavdinë e Zotit.

Shkëlqimi njerëzor i Zoti
Duke folur nga dritarja e studios së tij të Pallatit Apostolik për besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në një ditë të zymtë dimrore dhe për ata që e ndiqnin përmes medias, Papa vuri në dukje zemrën e historisë së Ungjillit, kur Shpirti Shenjt e mbështjell Jezusin me një “re të ndritshme” – me fytyrë “si dielli” dhe me veshjet “e bardha si drita” – duke i lejuar dishepujt të admirojnë “shkëlqimin njerëzor” të Jezu Krishtit Zot.
Pjetri, Jakobi dhe Gjoni sodisin një lavdi të përvuajtur, e cila nuk ndiqet si një shfaqje për turmat, por si një besim solemn.

Kundër dëshpërimit e vetmisë
Duke u nisur nga ky gjest, Jezusi i shndërron “plagët e historisë” dhe “duke ndriçuar mendjet dhe zemrat tona”, zbulon me zbulesën e tij “një surprizë shpëtimi”.
A mbetemi të magjepsur? A gjen fytyra e vërtetë e Zotit tek ne një shikim mrekullie dhe dashurie?
Këto janë pyetjet e Ipeshkvit të Romës, i cili reflekton mbi mënyrën se si Hyji Atë i përgjigjet “dëshpërimit të ateizmit” me dhuratën e Birit të tij Jezus; si na shpengon Shpirti Shenjt nga “vetmia agnostike” me ofertën e një “bashkimi të përjetshëm” të jetës dhe të hirit; dhe si, përballë “fesë së ligësht” është kumtimi i ringjalljes së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kohë heshtjeje dhe kthese
Të gjitha këto, theksoi, Dishepujt i panë në shkëlqimin e Krishtit, por “për ta kuptuar duhet kohë”: kohë “heshtjeje”, për ta dëgjuar Fjalën, dhe kohë “kthese” për të shijuar shoqërinë e Zotit.
Ndërsa i përjetojmë të gjitha këto gjatë Kreshmëve, t’i kërkojmë Marisë, Mësueses së lutjes dhe Yllit të mëngjesit, t’i ruajë në fe hapat tonë!

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH. / Vatikan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?