Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:32 Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por …. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është ndalur te protestat e zhvilluara së fundmi në vend. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV kryeson ritin e shenjtërimit të dy të rinjve laikë italianë

Bota E diel, 7 Shtator 2025 13:42
Papa Leoni XIV kryeson ritin e shenjtërimit të dy të rinjve laikë italianë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një udhëkryq hapet para çdo të riu, kur e fillon vërtet jetën e vet: rreziku më i madh është ta lësh atë kohë të ikë, pa marrë vendimet më të rëndësishme. Por ai udhëkryq është preludi i një “aventure”, që e fton secilin të bëjë një hap të ri “pa hezitim”, të dalë nga vetvetja, nga “sendet” e “idetë”, që robërojnë. Mjafton t’i lartojë sytë drejt Qiellit, të shijojë çdo frymëmarrje të ekzistencës dhe të ecë “për të takuar Zotin”.

Këtë bënë Carlo Acutis dhe Pier Giorgio Frassati, dy të rinj italianë, që Papa Leoni XIV i shpalli shenjtorë sot, më 7 shtator, gjatë kremtimit eukaristik të kryesuar prej tij në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit. Në këtë diel me diell, besimtarët në festë, ndër të cilën dalloheshin qartë edhe flamujt shqiptarë, ishin korniza për meshën e bashkëkremtuar, ndër të tjerë, edhe nga kardinali Roberto Repole, kryeipeshkëv i Torinos, qyteti i lindjes së Frassati-t, vdekur në moshën 24 vjeçare dhe, nga imzot Domenico Sorrentino, ipeshkëv i Asizit – Nocera Umbra – Gualdo Tadino e Foligno, i cili shoqëroi që në fillim procesion për njohjen zyrtare të shenjtërisë së Carlo Acutis, vdekur në moshën 15-vjeçare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sot është festë e bukur”
Vetëm pak minuta para fillimit të meshës, sheshi u mbush plot. Aty-këtu, parrulla me fjalët plot pasion të dy të rinjve laikë: “Jeto, mos bëj sikur jeton”,​​”Të gjithë kemi lindur origjinalë”. Papa Leoni XIV del në tremen e bazilikës e i përshëndet të pranishmit me fjalë, që s’ishin parashikuar në program. “Sot është një festë e bukur për gjithë Italinë, për gjithë Kishën, për gjithë botën!”, nënvizoi ai, duke vënë në dukje se liturgjia tejet solemne nuk do ta zbehte gëzimin e kësaj dite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Dua të përshëndes sidomos të rinjtë e shumtë, që kanë ardhur për këtë meshë shenjte! Është vërtet një bekim nga Zoti të jemi bashkë, ju që keni ardhur nga vende të ndryshme. Është dhurata e fesë, që dëshirojmë ta ndajmë me të tjerët”.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 24 minutash
Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë am...

Para 39 minutash
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 3 orësh

Papa kërkoi “pak durim” nga ata që nuk janë në rreshtat e parë, duke u premtuar një përshëndetje, kur të kalojë me papamobil në fund të kremtimit, ashtu siç bëri me të vërtetë. Pastaj, u drejtoi një mendim të veçantë familjeve të Carlo Acutis dhe Pier Giorgio Frassati, duke i ftuar të gjithë t’i ruajnë në zemra dëshmitë e tyre: dashurinë për Krishtin, “veçanërisht në Eukaristi, por edhe në të varfrit, në vëllezërit dhe motrat tona”.

“Të gjithë ju, të gjithë ne, jemi të thirrur të jemi shenjtorë. Zoti ju bekoftë! Kremtim të gëzuar! Faleminderit që keni ardhur!”

“Çfarë duhet të bëj që asgjë të mos humbasë?”
Në homelinë e tij, Papa përmendi një pyetje nga Leximi i parë marrë nga Libri i Urtisë, shqiptuar nga Michele Acutis, vëllai i Carlo-s. Pyetje e një të riu tjetër, si dy shenjtorët e sotëm, pyetje e mbretit Solomon: “Kush do ta kishte njohur vullnetin tënd, nëse nuk do t’i kishe dhënë atij urti dhe nuk do t’i kishe dërguar Shpirtin tënd të shenjtë nga lart?” Me vdekjen e të atit, Davidit, Solomoni kishte gjithçka: pushtet, pasuri, shëndet, rini, bukuri, mbretëri. Por ç’duhej të bënte për të mos i humbur? Përgjigja, vërejti Papa Leoni XIV, ishte kërkesa për një dhuratë më të madhe: Urtinë e Zotit, për të kuptuar dhe për t’iu përmbajtur planeve të Tij.

“Në fakt, ai e kishte kuptuar se vetëm në këtë mënyrë gjithçka do të gjente vendin e saj në planin e madh të Zotit. Po, sepse rreziku më i madh në jetë është ta shpërdorosh atë, duke e përjashtuar planin e Hyjit”.

Cili është plani i Zotit për secilin?
Ati i Shenjtë komentoi më pas Ungjillin, ku Jezu Krishti i thotë secilit se kush nuk e mban kryqin bashkë me të, nuk është dishepull i Tij. Është thirrje, shpjegoi Papa, për ta ndjekur Krishtin pa u lëkundur, me “inteligjencë dhe forcë” – dhurata të Shpirtit Shenjt, këto – për ta pranuar, duke u zhveshur nga bindjet tona, “që të dëgjojmë Fjalën e tij”. Jo vetëm Solomoni, por edhe Shën Françesku i Asizit, kur u ndodh para udhëkryqit të jetës, pati pyetur “O Zot, ç’dëshiron Ti që unë të bëj?”. E kur e gjeti përgjigjen, u zhvesh nga ari e argjendi i të atit, duke preferuar “dashurinë për vëllezërit, sidomos për më të brishtët e më të vegjlit”. E kështu, edhe shenjtorë të tjerë, që dëgjuan brenda vetes atë thirrje të Zotit, e cila u thoshte “Dua ty”, siç i ndodhi shën Augustinit.

“E kështu, Zoti i jep një drejtim të ri, një rrugë të re, një logjikë të re, në të cilën nuk humbi asgjë nga jeta e tij”.

“Kompania e Transportit Frassati”
Papa foli më pas për jetën e dy shenjtorëve të rinj, Frassati dhe Acutis. Për të parin, theksoi impenjimin në shkollat dhe grupet kishtare – Veprimi Katolik, Konferencat e Shën Vinçenc de Paulit, Federata Universitare Katolike Italiane (FUCI) dhe Urdhri i tretë Dominikan. Pastaj, lutja, miqësitë dhe bamirësia. “Kompania e Transportit Frassati” ishte nofka, që i dhanë shokët e tij, duke e parë t’u çonte ndihma të varfërve në rrugët e Torinos. Dëshmia e tij është “dritë për përshpirtërinë e laikëve”, nënvizoi Leoni XIV.

“Për të, feja nuk ishte përkushtim privat: i shtyrë nga forca e Ungjillit dhe nga përkatësia në shoqatat kishtare, ai u impenjua bujarisht në shoqëri, kontribuoi në jetën politike dhe iu përkushtua me zjarr shërbimit për më të varfrit”.

Lutja, sporti, studimi dhe bamirësia
Për Carlo Acutis, Papa kujtoi takimin me Jezusin përmes familjes, duke përmendur Mikelin, Françeskën dhe prindërit e tij, Andrea dhe Antonia, të gjithë të pranishëm në bazilikë; përmes shkollës, por “sidomos, përmes Sakramenteve të kremtuara në bashkësinë famullitare”. “Para diellit, nxihemi. Para Eukaristisë, bëhemi shenjtorë”, thoshte Carlo. E, edhe:

“Trishtimi është vështrimi që sheh vetëm vetveten, lumturia është vështrimi drejt Zotit. Kthesa nuk është tjetër, veçse zhvendosja e shikimit nga poshtë drejt më të Lartit; mjafton një lëvizje e thjeshtë e syve”.

“Qielli na pret gjithnjë”
Të dy këta shenjtorë të rinj, vërejti Papa, ishin të dhënë pas Sakramentit të Pajtimit e shkonin të rrëfeheshin vazhdimisht. Carlo shprehte gjithnjë çudinë se si njerëzit shqetësohen më tepër për bukurinë e trupit, sesa për atë të shpirtit. Tipar tjetër i përbashkët ishte përkushtimi ndaj Zojës dhe bamirësia. “Rreth të varfërve e të sëmurëve, shoh një dritë që ne nuk e kemi”, thoshte Pier Giorgio Frassati. Si alpinist, ngjitej gjithnjë e më lart, duke pritur takimin përfundimtar me Hyjin, ndërsa Carlo, edhe më i ri, thoshte gjithnjë se “Na pret Qielli” e se sot, duhet përgatitur takimi i nesërm me Hyjin.

“Mos e shpërdoro jetën”
Shenjtorët e rinj bëhen kështu një “ftesë”, veçanërisht për të rinjtë, “për të mos e shpërdoruar jetën, por për ta orientuar atë drejt lartësisë e për ta bërë kryevepër”. Carlo thoshte:
“Jo unë, por Zoti”.
E Pier Giorgio:
“Nëse e ke Zotin në qendër të të gjitha veprimeve, atëherë do të arrish deri në fund”.
Një formulë tejet e thjeshtë për shenjtërinë e secilit. Por edhe dëshmi për t’u ndjekur, për ta “gëzuar jetën plotësisht dhe për të takuar Zotin në festën e Qiellit”.

Ritet e kanonizimit
Kremtimi i ritit të kanonizimit ka çaste të veçanta, siç është Petitio fillestar, gjatë të cilit kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, i shoqëruar nga postulatorët – Nicola Gori për Acutis dhe Silvia Correale për Frassati – i paraqiti Papës kërkesën për shenjtërim. Pas biografive të dy të rinjve, u thanë Litanitë e Shenjtorëve, ndjekur nga formula e kanonizimit:

“Pasi reflektuam gjatë”, ishin fjalët e Leonit XIV në latinisht, “pasi kërkuam vazhdimisht ndihmën hyjnore dhe dëgjuam mendimet e shumë vëllezërve tanë ipeshkvinj, i shpallim dhe i përcaktojmë shenjtorë të Lumët Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis”.

Riti i kanonizimit përfundon me ofertën e kemit për nderimin e relikeve, me Alelujën dhe me falënderimin e kardinalit Semeraro e të postulatorëve drejtuar Papës: “Në emër të Shenjtes Kishë”, tha kardinali, “ju falënderoj me gjithë shpirt për deklaratën e bërë nga Shenjtëria Juaj dhe ju kërkoj me përvujtëri të jepni urdhër që të përgatiten Letrat Apostolike për këtë kanonizim”.

Radio Vatikani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 8 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 9 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 12 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….
Para 20 minutash

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.