Papunësia në Gjermani shënon rritjen më të lartë në 15 vitet e fundit

Papunësia në Gjermani arriti në 2,9 milionë persona në dhjetor, duke shënuar një rritje prej 23 mijë të punësuarish krahasuar me muajin paraprak dhe niveli më të lartë në 15 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Federale të Punësimit (BA). Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2010, kur 3,012 milionë persona ishin të regjistruar si të papunë.

Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, numri i të papunëve u rrit me 101 mijë, ndërsa norma e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje në baza mujore, duke arritur në 6,2%. Shifrat bazohen në të dhënat e disponueshme deri më 11 dhjetor.

Drejtuesja e BA-së, Andrea Nahles, tha se tregu i punës vazhdon të mos ketë vrull ekonomik. Rritja e papunësisë në dhjetor është e zakonshme për shkak të ngadalësimit të punësimeve gjatë dimrit, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe bujqësia. Megjithatë, tregu i punës është përkeqësuar gradualisht gjatë vitit për shkak të ngadalësimit ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për fuqi të re punëtore vazhdoi të bjerë në dhjetor, me 619 mijë vende të lira pune të regjistruara, 35 mijë më pak krahasuar me një vit më parë. Sipas Institutit të Kërkimit të BA-së (IAB), nuk dallohen prirje të qarta për muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?