FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parashikimi i ekspertëve: Donald Trump mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore përmes postimeve të tij të diskutueshme në rrjetin social Twitter, pretendojnë ekspertët.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shprehur i vendosur për të lëshuar një raketë bërthamore në ditën që Trump do të marrë detyrën, nëse amerikani vijon me qëndrimin armiqësor ndaj diktatorit.

Jeffrey Lewis, ekspert bërthamor në Institutin Amerikan të Studimeve Ndërkombëtare, Middlebury, ka thënë: “Imagjinoni se jemi në një krizë, nëse ai (Trump) bën postime të pakujdesshme në Twitter, njerëzit mund ti lexojnë ato në mënyrat më të këqija të mundshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka bërë thirrje së fundi që SHBA të forcojë arsenalin bërthamor, për të konkurruar Rusinë e Vladimir Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Koreano-veriorët kanë plan për të përdorur armët bërthamore shume shpejt, në një konflikt të mundshëm”, citohet Lewis nga media britanike “Dialy Star”.

Edhe Bruce Blair, specialist i politikave bërthamor në Universitetin Princeton, në New Jersey, tha se “diplomacia nukleare me Twitter” e Trump, mund ta kthejë një situatë të ndjeshme, në shumë më keq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?