Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Ankara

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës  të nisur mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

Sipas lajmeve në faqet e afërta me organizatën, mësohet se sulmi është kryer nga dy militantë.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët.

Swiss Digital Desktop Reklama

PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?