Pas bisedës me Trump, Putin urdhëron ushtrinë ruse të ndalojë sulmet në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Vendimi vjen pas bisedimeve me Trump. Putin ka urdhëruar ushtrinë që të ndalojë sulmet në ato objektiva për 30 ditë. Moska thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të ndërsjellë për ”normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa u ra dakord gjithashtu për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Kievit, për 175 të burgosur lufte (nga secila palë).