Pas Greqisë, tërmeti 6 ballësh shkund Turqinë, panik te qytetarët

Pas Greqisë, tërmetet kanë tronditur këtë mesditë Turqinë. Mediet turke raportojnë se dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter kanë shkaktuar panik të madh te qytetarët.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinën perëndimore, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Denizlisë.

Tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore, duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999, që shkaktoi mijëra të vdekur. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?