Pas koronavirusit, një tërmet me magnitudë 5.4 ballë godet Iranin
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur sot pjesën juglindore të Iranit.
Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit, tërmeti ndodhi në orën 11:10 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin Faryab të provincës Kerman në një thellësi prej 14 kilometrash.
Nuk ka raportime për viktima.
Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërrues.
Vendi po përballet gjithashtu edhe me krizën e Covid-19.
Deri më tani në Iran janë shënuar 2,234 viktima dhe 29,406 të infektuar.