Pas kreut të policisë, Abazoviç shkarkon nga detyra një tjetër drejtor të rëndësishëm në Mal të Zi

Pas drejtorit të Policisë, zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka shkarkuar nga detyra edhe drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dejan Peruniç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri dy i qeverisë, i cili është shprehur në “Twitter” se në takimin që ka zhvilluar me Peruniç, ai e ka falënderuar atë për punën e deritanishme.

Abazoviç njoftoi se Agjencia për Sigurinë Kombëtare do ta ketë një drejtor të ri. Abazoviç dje shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë, Veselin Veljoviç.

SHKARKO APP