Pas problemeve me shëndetin, Hillari rikthehet të enjten

Pas komplikacioneve shëndetësore që shfaqi në ceremoninë përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit, demokratja Hillary Clinton do të rikthehet në krye të fushatës ditën e enjte.

Lajmi konfirmohet nga persona të afërt me ish-sekretaren e Shtetit.

Ndërkohë, gjatë kohës që Klinton po pushonte, Presidenti Obama ka zhvilluar një takim elektoral në ndihmë të saj, teksa mbajti një fjalim përpara mbështetësve në Filadelfia. Në fjalën e tij, lideri i Uashingtonit lëshoi akuza kundër Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kohë fushatë shpesh herë do të dëgjoni gjëra të cmendura, por më duhet të them se gjatë këtij viti keni dëgjuar gjëra më të çmendura se ato të zakonshmet. Ajo çka kemi mësuar nga kjo fushatë është se partia republikane nuk ka një kandidat që përfaqëson partinë e Abraham Linkolnit. Këtu nuk flitetet as për vizionin e lirisë që pati Ronald Regan. Ky është një vizion pesimist i cili ka për qëllim të na kthejë kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Barak Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?