Pas vrasjes së Khamenei-t, ndërron jetë edhe bashkëshortja

Mansoureh Khojasteh, gruaja e udhëheqësit iranian Ali Khamenei, i vrarë të shtunën gjatë sulmeve amerikane dhe izraelite, ka vdekur pas tre ditësh në koma. Sipas Iran International, 78-vjeçarja Khojasteh mbeti e plagosur, ndërsa Khamenei vdiq menjëherë.

Që nga fillimi i sulmeve ajrore kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, 555 persona janë vrarë në mbarë Iranin, sipas shoqatës humanitare GjysmëHëna e Kuqe iraniane. Sasia e municioneve të hedhura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara në 48 orët e fundit është më e madhe se ajo e hedhur gjatë gjithë operacionit të qershorit të kaluar. Izraeli ka hedhur më shumë se 2.300 municione në dy ditë. Shtetet e Bashkuara kanë hedhur 1.500 të tjera.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit pretendon se ka sulmuar me raketa Kheibar kompleksin qeveritar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv. “Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u shënjestruan”, thuhet në një deklaratë të Gardës të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?