Pasagjerët përjetojnë tmerr, avioni me 141 vetë ulet në flakë (VIDEO)
Një aeroplan me 141 persona në bord dhe 10 anëtarë të ekuipazhit ka bërë ulje emergjente pas një defekti, duke lënë 53 persona të plagosur.
Avioni i Arabian Airlines ishte duke udhëtuar nga Medina në Dhaka të hënën, por pas problemeve qe pati u detyrua të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Jeddah dhe beri nje ulje te frikshme, duke shperthyer ne flake.
Aksidenti ndodhi pasi rrota e përparme nuk arriti të aktivizohej duke shkaktuar që avioni të rrëshqiste përgjatë pistës.
Videoja e tmerrshme nga ulja tregon e avionin që rrëshqet në pistën teksa ka marrë flakë si pasojë e fëkimit me asfaltin.
KOHA JONË SONDAZH

