Pavlopulos letër Tusk: Duam marrveshje politikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme

 

Kujtim VANI

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i ka dërguar një letër Presidentit  të Këshillit Evropian Donald Tusk, ku e ka informuar në lidhje metakimin e një dite më pare të liderëve politik të partive parlamentare greke, si dhe me qëndrimin e tyre dhe deklaratën e përbashkët që nënshkruan në takimin me presidentin për masat që duhen marrë për zgjidhjen e një marveshje të qëndrueshme ekonomike. "Unë do të doja të ju informoj se pas kërkesës së paraqitur nga Kryeministri i Greqisë z Aleksis Cipras, dje mblodha këshillin e liderëve të partive politike parlamentare të Greqisë, gjatë së cilës u miratua një deklaratë e përbashkët nga të gjitha partitë politike, përveç Partisë Komuniste. "Verdikti i fundit i Popullit greke nuk është një mandat largimi nga eurozona, por një mandat për të ndjekur dhe konsoliduar përpjekjet për të arritur një marrëveshje shoqërore të drejtë dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Për këtë qëllim, Qeveria merr përsipër përgjegjësinë për vazhdimin e bisedimeve. Dhe të gjithë liderët politik do të kontribuojë, respektivisht, në kuadër të rolit institucional dhe politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi i përbashkët, në këtë kontekst, është ndjekja e një zgjidhje që do të sigurojë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbulimi i vazhdueshëm i nevojave financiare të vendit.

Zbatimi i reformave të besueshme, bazuar në ndarjen e drejtë të barrës dhe të promovoj zhvillimin, me sa më pak të jetë e mundur fenomenin e reformës koncensionare.

Përparësi dinamike, Programit të zhvillimit, kryesisht për luftimin e papunësisë dhe nxitjen e sipërmarrjes.

Angazhimi për të filluar diskutimin thelbësor që kanë të bëjnë me problemin e qëndrueshmërisë së borxhit publik grek.

Prioritet i menjëhershëm është për të rivendosur likuiditetin në sistemin financiar, në konsultim me Bankën Qendrore Evropiane.

Këto vendime konsensuale të partive më të madhe politike në Greqi formojnë një mundësi kritike për të gjitha shtetet anëtare të eurozonës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ekonomike dhe politike e qëndrueshme. " Ndërkohë pak më pare ka pas një takim të kryeministrit grek Aleksis Cipras me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Francuo Hollande dhe presidentin e Komisionit Europian Joan Claudio Juncker. Takimi u zhvillua në kuadër të samitit pikrisht para fillimit të punive që sapo kanë filluar, për çështjen greke.Gjithashtu parea fillimit të samitit Cipras ka pas edhe një bisedë telefonike me presidentin e amerikan Barac Obama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?