Pengje dhe viktima në Bangladesh, ISIS merr përgjegjësinë e sulmit

Një grup personash të armatosur kanë sulmuar një restorant të famshëm në kryeqytetin e Bangladeshit dhe mendohet se deri tani janë mbi 20 viktima, të cilët fillimisht ishin marrë peng. Mediat shkruajnë se dy prej viktimave mendohet se janë shtetas italianë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërrritur menjëherë forca të shumta sigurie, ndërkohë që deri më tani raportohet gjithashtu për pesë të plagosur, mes të cilëve dy oficerë policie.

Sulmi u ekzekutua në një zonë ku qëndrojnë zakonisht turistët ndërkohë që mediat shkruajnë se Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjitahtë, dëshmitarët janë shprehur se gjatë momentit që hynë në restorant, ekstrëmistët bërtitën fraza të besimit islam. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për nëntë agresorë që ndodhen në ambientet e godinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?