Përballja e recepsionistes së hotelit dhe grabitësit të armatosur

Policia është vënë në kërkim të një hajduti që grabiti një hotel në Broward County.

Policia në Florida tha se grabitja me armë ndodhi në Suites Woodspring rreth orës 4 të mëngjesit.

Në video shihet një burrë me maskë që hidhet mbi tavolinën e recepsionistes dhe i mbyll asaj gojën për të mos bërtitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht hajduti i kërkoi që të hapte kasafortën, por punonjësja nuk e dinte kodin. Pastaj i kërkoi që të hapte arkën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një përballje prej 5 minutash, grabitësi u hodh përsëri mbi banak kur pa një klient dhe u largua nga hoteli.

Gjatë kësaj kohe recepsionistja bërtiti për ndihmë por ai arriti të ikte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?