Përballja me COVID-19, Irani liron përkohësisht të burgosurit e huaj
Teksa Irani po përballet frikshëm më pandeminë e COVID-19, qeveria ka liruar më shumë se 1,000 të burgosur të huaj nga burgjet. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, marrë parasysh 88 të vdekur brenda 24 orëve të fundit, numri total i të vdekurve në këtë shtet ka arritur në 5,297.
Mësohet se të gjithë shtetasit e huaj, që kanë qenë të burgosur, janë liruar në disa faza nga muaji mars. Mes tyre ka qenë dhe gruaja britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e arrestuar më 2016, e cila është dënuar me pesë vjet burgim për rebelim.
Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili tha se: “Çfarë ka bërë Irani është se po garanton shëndetin e të burgosurve dhe dhënia e lejes për liri është një veprim i rëndësishëm”.
Një panel i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut i ka bërë thirrje Iranit javën e kaluar për zgjatje të listës së të burgosurve që duhen të lirohen përkohësisht, pas përhapjes së sëmundjes Covid-19. Sipas të dhënave, Irani deri më tani ka regjistruar 84,802 persona të infektuar me koronavirusin e ri.