Përballja me drejtësinë amerikane, mësohet se kush është avokati i Maduros
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, i marrë i pandehur nga Amerika nën akuzën për narko-terrorizëm do të përfaqësohet në seancën e parë gjyqësore nga një emër i njohur i avokatisë amerikane. Bëhet fjalë për juristin amerikan Barry Pollack, i njohur për përfaqësimin afatgjatë të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.
Barry Pollack, një avokat penalist me reputacion të lartë në Shtetet e Bashkuara, ka depozituar zyrtarisht njoftimin e përfaqësimit ligjor në dosjen e çështjes për trafik droge në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, përpara seancës gjyqësore të parashikuar për orën 18:00.
Gruaja e Maduros, Celia Flores, do të mbrohet nga Mark Donnelly, një avokat nga Hjustoni i specializuar në krimet e jakave të bardha dhe ish-prokuror i Departamentit të Drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

