“Përballja me Rusinë në Krime? E llogaritur”, dokumenti në stacionin e autobusëve zbulon…
Përballja midis anijes ushtarake britanike, HMS Defender, dhe forcave kufitare ruse në Krime ishte një nga lajmet kryesore në shtypin botëror. Incidenti ishte gati që të përfundoi në konflikt të hapur, duket se ishte planifikuar nga Londra që gjithsesi vendosi të vijoi me planin. Nga dihet kjo? Nga një dokument me 50 faqe, të Ministrisë së Mbrojtjes, i gjetur në një stacion autobusi në Angli.
Zhdukja e dokumentit ishte denoncuar nga një zyrtar javën e kaluar, por ai u shfaq në mënyrë të mistershme në një stacion autobusi në Kent. Personi që zbuloi dokumentin e rëndësishëm dhe sekret kontaktoi më vonë disa gazetarë të BBC, duke mbetur anonim.
Analizat shkojnë nga prania e mundshme ushtarake e Britanisë së Madhe në Afganistan, edhe pas tërheqjes amerikane, deri tek eksportit i armëve dhe politikat e Uashingtonit në zona delikate si Kina. Ministria e Mbrojtjes britanike ka zyrtarizuar hapjen e një hetimi, jo pa një farë ndrojtje.