Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Mlladic u dënua, Serbia duhet t’i arrestojë dy persona pa vonesë

Në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila dje ia konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai e cilësoi historike ditën e djeshme, ndërsa u shpreh tejet i kënaqur me vendimin për dënimin e Mlladic.
“Sot është ditë historike. Mlladic u dënua. Tridhjetë vjet më parë, ai dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë të spastrimit etnik dhe ne kujtojmë veçanërisht ditën kur ata hynë në Srebrenicë dhe vranë njerëz. Ne jemi të kënaqur me punën e gjykatës që mblodhi prova. Verdikti i ardhshëm për Stanishicin dhe Stamatovicin”, tha ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit.

Ai theksoi se Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, duke i bërë thirrje institucioneve serbe që t’i arrestojnë Millan Stamatoviqin (bashkëpunëtor i Mlladicit) dhe Jovica Stanishiqin (ish-shef i UDB-së serbe), të kërkuar për frikësimin e dëshmitarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi shumë të zhgënjyer që Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj dhe nuk i ka arrestuar dy persona për frikësimin e dëshmitarëve. Serbia është anëtare e OKB-së dhe si vend me detyrime të rëndësishme ndërkombëtare, është e detyruar të bashkëpunojë me Gjykatën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë t’i arrestojë personat e kërkuar pa vonesë”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dje e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladic. Kësisoj, është konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Gjykimi i gjeneralit të tmerrshëm serb filloi në maj të vitit 2012 dhe përfundoi më 15 dhjetor 2016. Ai u arrestua në Lazarevo në maj të vitit 2011, pasi u fsheh për 12 vjet dhe u ekstradua në Hagë. Më 25 korrik 1995, Prokuroria e Hagës ngriti aktakuzën e parë kundër Ratko Mlladicit, në të cilën ai ishte së bashku me kriminelin tjetër, Radovan Karagjic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?