Përfundon pa marrëveshje takimi i Eurogrupit për Greqinë
Takimi i ministrave të Financave të zonës euro në kuadër të shpëtimit financiar të Greqisë përfundoi pa marrëveshje, para një samiti të 28 vendeve, por puna do të vazhdojë me institucionet kreditore, sipas disa burimeve evropiane.
“Sot përfundoi. Institucionet dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë. Eurogrupi do të mblidhet më vonë, por jo sot”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter, ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb. Dy burime theksua se takimi i ardhshëm do të zhvillohet të shtunën.